Ditën e djeshme Erjola përgatiti hallvë në shtëpinë e BBV për Ilnisën dhe Meritonin, një mënyrë kjo e banores për të treguar se pas situatave që kanë pasur nuk i sheh më si lojtarë të shtëpisë.
Ky veprim i Erjolës ka nxitur shumë debate në mes banorëve, gjithashtu edhe në rrjet ku një pjesë i jep Erjolës të drejtë ndërsa pjesa tjetër e gjykon si veprim të tepruar.
Mirëpo, pas një komenti të Ilnisës rrjeti i ka dalë në mbrojtje Erjolës, pasi duket se sipas komentuesve ‘hallva’ ka zbuluar një të vërtetë të madhe që lidhet me pyetjen anonime nga banorët që iu bë Erjolës disa ditë më parë në lojën e pyetjeve sekrete.
“Kush të merr ty për shtëpi?” – ishte pyetja drejtuar Erjolës që shkaktoi jo pak debat në shtëpinë e BBV dhe në rrjet.
E pas pas kësaj situate,, Ilnisa ka bërë të njëjtin koment për Erjolën dhe pas këtij komenti rrjeti është i bindur se pyetja anonime drejtuar banores është bërë nga Ilnisa.
Nuk dihet me siguri nëse autorja e pyetjes për Erjolën është Ilnisa, megjithatë komentuesit në rrjet janë të bindur që po.