Eros Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi, u bënë prindër për herë të parë rreth një viti më parë.
Ata u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Kian.
Mirëpo së fundmi janë ngritur dyshimet se mes çiftit ka një krisje. Shkak për dyshimet janë bërë rrjetet sociale, ku emri i Ajselit mungon në listën e ndjekësve të Grezdës dhe anasjelltas.
Jo vetëm kaq por dyshja kanë fshirë edhe fotot e publikuara ku shiheshin krah njëri-tjetrit, faktorë që në ditët e sotme tregojnë shumë.
Kujtojmë se çifti u martuan në fshehtësi në janar të vitit të kaluar.