Çifti i njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të bëhen prindër për herë të parë.
Ata e dhanë lajmin disa javë më parë, ku zbuluan se do të bëhen prindër të një vajze.
Mirëpo prej momentit që çifti dhanë lajmin e ëmbël, Kiara ka vetëm një shqetësim që vazhdon ta ndjekë deri më sot; emri i bebit.
Çifti nuk e kanë zgjedhur ende emrin për bebin e tyre dhe një mendim moderatorja ia ka kërkuar së fundmi ndjekësve të saj.
Ajo publikoi një story ku shkruan: “Emri për vajzën? Hall më vete“, shoqëruar me një pyetësor.