Këngëtarja Arta Kabashi e cila së fundmi ishte pjesë e BBVIP3, ka pranuar se është në një lidhje dashurie.
Artistja është pyetur po ashtu edhe rreth jetës së saj private, më saktësisht nëse është në një lidhje dashurie, gjë që u nënkuptua disi dhe u pohua edhe nga ajo vetë nën rreshta me një bisedë me Meritonin. Në lidhje me këtë, bukuroshja nga Kosova tha:
“Po, jam kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet, pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them ështe se nuk është nga bota e muzikës.”
Pra Arta jo vetëm është në një romancë, gjë që sigurisht e ndaloi në program të krijonte dicka me një tjetër banorë, por mesa duket formon me partnerin një cift të njohur me publikun, teksa tani jemi kuriozë të dimë më shumë për këtë, por me gjasë do të na zbulojë vetë në vazhdim.
Mirëpo pak orë më parë qarkulloi lajmi se Arta është në një lidhje me Blerim Destanin.
Por Arta ka reaguar vetëm pak më parë se duke treguar se ky lajm është fake dhe se ajo është single.