Familjarët e Meritonit vazhdojnë ta tregojnë hapur mospëlqimin për Ilnisën.
Si fillim, vëllai i Meritonit hyri në BBV për ta surprizuar atë, e më pas duke refuzuar të takojë Ilnisën—për arsye se nuk e sheh lidhjen e tyre më shumë se për lojë.
Madje, çifti nuk e ndjek njëri-tjetrin në rrjetet sociale, llogari të cilat menaxhohen nga familjarët e tyre.
E si mos të mjaftojnë këto, mbrëmjen e djeshme, familjarët e Meritonit kanë ngritur dyshime lidhur me marrëdhënien e dyshes.
Në llogarinë e Instagramit të Meritonit është postuar një fotografi e tij, e realizuar gjatë momentit që ai ka qenë në dhomën e rrëfimit me Ilnisën, por kjo e fundit nuk ‘egziston’ në fotografi pasi familjarët e tij e kanë prerë atë.
Nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që në profilin e Meritonit, që prej nisjes së ‘BBV3’ dhe romancës së tyre, nuk ekziston asnjë foto/video me Ilnisën.