E ftuar sonte në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ishte ish banorja e Big Brother Vip 3, Arta Kabashi.
Arta foli për situatat dhe eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend.
E pyetur pak rreth jetës së saj private, nëse këngëtarja është në një lidhje dashurie siç është nënkuptuar nën rreshta me një bisedë me Meritonin, bukuroshja pohoi:
Po ja kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them ështe se nuk është nga bota e muzikës