Prej shumë muajsh tashmë flitet për debate të mundshme mes Arbana Osmanit dhe TCH.
Si fillim, pak javë para nisjes së BBV3 u përfol për një debat mes dy palëve, që pasoi në largimin e Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj Eduart Grishaj nga BBV.
Ndonëse askush nuk e pranoi asnjëherë dhe në dukje nuk kanë asnjë debat mes tyre, moderimi i BBV3 iu besua Ledion Liços, ndërsa Arbana iu dedikua biznesit të saj, ndërsa premtoi edhe rikthimin në ekran – rikthim i cili sipas zërave (të pakonfirmuar) thuhet se do të jetë në “TV Klan” ose “Klan Kosova”.
Aludimet për hatërmbetje mes moderatores dhe ‘TCH’ u shtuan edhe më shumë kur në produktin e ri të kompanisë u shtuan edhe filmat, nismë të cilën Arbana as nuk e mbështeti në Instagram (si kishte bërë më parë) dhe në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” u duk për shumë pak kohë, ndërsa në filmin e dytë të “Top-Channel Films” të krijuar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj, as nuk mori pjesë.
Mirëpo, krejt e kundërta ka ndodhur me prodhimin e ri të Ermal Mamaqit. Arbana Osmani ka postuar një foto teksa në kinema po shihte filmin “Dy gisht mjaltë 2”, duke suportuar kështu prodhimin e ri të Ermalit – suport ky që ka munguar për televizionin e saj të zemrës si dhe kolegët e saj prej vitesh në TCH.