Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari së fundmi ka qenë e ftuar në “INSPIRE PodCLASS” ku iu përgjigj disa pyetjeve të Alketa Vejsiut.
“Mendon që Luiz Ejlli ishte fituesi i merituar?” e pyeti moderatorja, ndërsa Zhaklin Lekatari vajti shumw larg me përgjigjen, duke krahasuar këngëtarin me Hitlerin.
Pjesë nga intervista:
Alketa: Mendon që Luiz Ejlli ishte fituesi i merituar?
Zhaklin Lekatari: Nuk kam ndryshuar asnjë mendim dhe asnjë deklaratë nga ato që kam thënë para disa muajsh.
Alketa: Por fakti që të gjithë e deshën këtë djalë a nuk kishte një sekret?
Zhaklin Lekatari: Edhe Hilerin e kanë dashur në një periudhë të gjithë, por ja që vjen një ditë e bukur dhe ne i zbulojmë se kush janë ata në të vërtetë.
Alketa: Nuk mendon që ai djalë është reflektimi i shumë shqiptarëve të zhgënjyer nga jeta që kanë shpresuar në këtë vend dhe në një moment fati i bën një kthesë dhe i sjell fatin dhe jetën e merituar. Më duket shumë i lumtur dhe i përmbushur ai djalë pas Big Brother
Zhaklin Lekatari: Kjo ndodh vetëm në përralla, kjo nuk është e thënë që të ndodhë gjithmonë në jetën reale. Dhe më trishton shumë se pse je jemi një shoqëri që besojmë akoma në përralla
Alketa: Shqiptarët deshën shumë gjëra tek Luiz Ejlli, a mund të nënvizosh disa gjëra pozitive e ky djalë?
Zhaklin Lekatari: Studimi që ai i bëri Big Brother, sepse për të thënë që ai person ka bërë një lojë të mirë ne duhet të përcaktojmë se çfarë është një lojë e mirë. Lojë një këtë Big Brother u quajt që ti të gënjeje sa më shumë dhe ta bëje të dukej sa më e vërtetë, nëse kjo ishte kriteri i lojës ai ka bërë një lojë të mrekullueshme.