Një grup prej afro 200 mijë personave që titullohej “AlbKings” në rrjetin social Telegram ku në formë të tmerrshme cenohej privatësia e vajzave, është mbyllur përfundimisht.
Në këtë grup përveç që publikoheshin pamje +18 të vajzave pa lejen e tyre, meshkujt publikonin edhe pamje gjatë akteve seksuale me to, ku shihej se në shumicën e rasteve xhiroheshin pa dijeninë e tyre.
Po ashtu publikoheshin edhe të dhënat e tyre personale si numrat e telefonit, emrat dhe mbiemrat e në raste të shpeshta këto vajza edhe denigroheshin publikisht ne rrjetet e tyre sociale nga ky grup i burrave.
Por pas një pune të palodhshme të policisë së Kosovës ky grup është mbyllur. Pas një verifikimi vërehet se ky grup nuk gjendet më në Telegram./VoxNews