Sot, pikëpyetja e ca ditëve më parë, ku u shfaq një grua duke shtypur rrushin, për të përgatitur verën në Fermën Vip, ka marrë përgjigje. Po, është Çiljeta!
Të shumtë ishin ndjekësit që e gjetën vetë, edhe pse fotografia tregonte vetëm siluetën e këngëtares.
Por, a do të jetë Çiljeta banore e Fermës VIP? Për këtë ende nuk dimë asgjë, por nuk e mohojmë që do të donim ta shihnim në ekran, sidomos pas mungesave të saj të gjata për publikun.
Ferma Vip do të transmetohet në dy kanalet e platformës Tring, 24 orë.