Dua Lipa ka folur në “Graham Norton Show” për disa nga supersticionet që kanë shqiptarët.
Këngëtarja përmendi krruarjen e hundës apo të veshurat mbrapsht si supersticione duke shkaktuar reagime të ndryshme te të ftuarit dhe studio.
”Ne kemi supersticione. Kur na krruhet hunda domethënë që do bëhemi me nerva dhe prekim prapanicën që ta ndalojmë këtë të ndodhë”, tha Dua ndërsa të ftuarat qeshën.
”Nëse ke një ngjarje të rëndësishme dhe nuk do të prekesh nga syri i keq duhet të veshësh mbathjet mbrapsht”, tregoi Dua Lipa duke shkaktuar sërish të qeshura.
“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, ka shprehur Dua Lipa më parë në një intervistë për Jimmy Kimmel.”