Arta Kabashi ishte një ditë më parë e ftuar në “Big Brother Radio”, ku foli rreth eksperiencës së saj në “Big Brother VIP 3”.
Kujtojmë se ajo u eliminua gjatë një televotimi të dyfishtë të kësaj të shtune.
Gjatë hyrjes së saj në fillim në këtë edicion, u vu re një afërsi e saj me Romeo Veshaj, ku rrjeti nisi të mendonte se mes tyre mund të lindte diçka. Cili është komenti i Artës për këtë?
”Unë kam shumë respekt për Romeon dhe kreativitetin e tij. Kemi shumë gjëra të përbashkëta domethënë muzika, kërcimi, të gjitha këto”.
A mund të kishte një raport romantik mes tyre dhe cilat ishin arsyet përse nuk ndodhi?
”Unë e kam thënë që nuk kam qejf që të bëhem çift brenda Big Brother për shkak se nuk mundesh kurrë të jesh 100% vetja se gjithçka është me kamera. Nuk po them që e kam tërhequr veten. Po them që ne kemi pasur një raport shumë të bukur dhe kemi pasur një respekt për njëri-tjetrin. Çfarë kemi ndjerë, domethënë në raport me njëri-tjetrin, ka qenë e vërtetë. Respekti dhe dashuria për njëri-tjetrin. Se këto thonin që unë po e përkrah Romeon dhe me patjetër duhet të jetë dashuri romantike. Por u vu re që ne të dy kemi pasur shumë konsideratë ndaj njëri-tjetrit, mendimeve të njëri-tjetrit”.
Më tej, ajo shtoi:
”Nëse do të vazhdonte gjëja si javën e parë, me të njëjtin ritëm, ne do të vazhdonim duke flirtuar se normal nuk është diçka që mua më duket mëkat. Mirëpo rrjedha e muhabetit tonë sesi ka shkuar, në fillim ka flirtuar ai se ka menduar që jam vetëm një pamje. Më pas e ka fituar respektin për mendimet e mia dhe e ka fituar tamam respektin tim. Në momentin që e ka kuptuar se unë kam një karakter të fortë dhe që unë nuk vazhdoj veç me flirtime dhe e ka kuptuar çfarë tipi jam…”.