Gjykata e Fierit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për fituesin e “Big Brother Vip Albania 2”, këngëtarin Luiz Ejlli, i cili ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë, për falsifikim dokumentash të kryer në bashkpunim.
Në seancën e sotme pritej që gjykata do të dëgjonte konkluzionet përfundimtare të prokurorisë ku do të jepte edhe pretencën për Luiz Ejllin, por seanca është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares.
E teksa kjo situatë ka bërë bujë, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e këngëtarit, por sot ai ka vendosur të japë një përgjigje.
Luizi ka publikuar në Instastory një video ku shihet duke hipur në një makinë policie dhe largohet duke drejtuar mjetin që lexon ‘Policia e Shtetit’.
Në këtë mënyrë ai duket se po ironizon punën e drejtësisë shqiptare, duke thënë se ‘ia mbathi’ përsëri.