Në prime-n e fundit të “Big Brother VIP”, dy banorë lanë përfundimisht shtëpinë, Albi Nako dhe Arta Kabashi.
Mirëpo ndryshe nga eliminimi i Albit, i cili erdhi prej një nominimi të fortë, ai i Artës erdhi papritur pasi u hap një televotim brenda natës për gjithë shtëpinë.
Ndërsa sot, dy ditë pas daljes nga formati, Arta ka bërë reagimin e parë publik.
Në një postim në Instagram, ajo ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj dhe tregon lidhur me eksperiencën dhe shoqërinë që ka fituar brenda shtëpisë së ‘BBV3’.