Pas eliminimit të papritur nga Big Brother VIP, Olsi Bylyku u ‘zhduk’ për pak ditë nga rrjetet sociale, duke ardhur më pas me një reagim publik.
Mirëpo fill pas saj, aktori nuk i ka ndaluar “thumbat” ndaj Ledionit apo produksionit të BBV.
Diçka të tillë ai e ka bërë sërish mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t, pas eliminimit të Albi Nakos.
“Si arritëm kështu, zhgënjim i madh paskan qenë të gjithë artistat.’- shkruan Olsi teksa e shoqëron shkrimin me një selfie të tijën duke buzëqeshur.