E beson ose jo ka disa shenja hororksopi që e fshehin shumë mirë atë që ndiejnë vërtet me një buzëqeshje ose sjellje të caktuar.
Ja cilat janë 3 prej tyre që e kanë shumë më të theksuar këtë karaktesitikë:
Akrepi
Njerëzit e kësaj shenje janë shumë privatë. Ata shfaqen si shumë të qetë dhe të ftohtë, por në realitet kanë një anë shumë të butë dhe të ndjeshme që e fshehin.
Bricjapi
Ata janë stoikë dhe kanë shumë vetëkontroll. I fshehin shpesh emocionet e tyre për të mos lejuar njerëzit t’i marrin për të mirëqenë. Sigurisht, ndryshon puna me njerëzit që u besojnë. Sapo të thyesh murin e Bricjapit, do të shohësh sa të butë janë.
Ujori
Nuk kishte si t’i mungonte listës Ujori, që njihet si një nga shenjat më të pavaruara dhe të shkëputura nga pjesa tjetër e botës. Ata janë shumë të dashur dhe emocionalë, por këtë e fshehin dhe përdorin logjikën. Njëjtë si Bricjapi, edhe Ujori i tregon ndjesitë me njerëzit e shtrenjtë.