Moderatorja Jona Spahiu është përballur me një situatë të sikletshme në rrjetet sociale.
Pas postimit të një fotoje teksa merrte vitaminat, një blogere TikTok-u e njohur me emrin Xhoia, ka shpërndarë në grupin e saj foton e Jonës, duke komentuar me fjalë banale.
“Ça bo si k**e kjo”- ka shkruar ajo.
Duket se Jonës një screenshot i këtij mesazhi i ka shkuar në telefon, ndaj ajo nuk e ka lënë me kaq.
“Nuk prisja që një vajzë e re që unë e kam vlerësuar, të ishte personi që ajo thotë t’i ruheni”-ka thënë ndër të tjera Jona.