Përfundon sfida, këta janë banorët që rezistuan për 21 orë

Sfida e rezistencës e organizuar ditën e djeshme, ka përfunduar sot.

Kështu, 2 janë banorët që arritën të rezistojnë për 21 orë, Arta dhe Vesa.

Ato kanë mundur që të mbajnë shtypur butonin e kuq më shumë se banorët e tjerë, duke u shpallur edhe fituese.

Gjithashtu, dy vajzat thyen edhe rekordin e mbajtur nga banorët e edicionit të kaluar, 14 orë, duke shkuar në 21 orë. Afër fitores ishte edhe Fatjoni por u dorëzua në moment të fundit.

https://www.instagram.com/reel/C3r7RjIM1yX/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9139b19d-d6f9-466b-a6f2-3dd64bba94ee