Dashi-Ke dy opsione në këtë moment, ose të frikësohesh, ose ta mbushësh zemrën me dashuri. Nëse po pret telefonatën e dikujt me ankth, thjesht mos e bëj më. Dil me miqtë ose familjen, shpenzo kohë me fëmijët e vegjël.
Demi-Yjet ju sugjerojnë që ta shfrytëzoni më mirë këtë ditë, për të planifikuar diçka të bukur për javën. Në dashuri është e rëndësishme që të bëni zgjedhje të arsyetuara mirë. Bëni kujdes dhe rrini me këmbët në tokë.
Binjakët-Një ditë e bukur do të jetë kjo e enjte për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe në familje po ashtu. Të dashuruarit do të kalojnë disa momente të lumtura.
Gaforrja-Keqkuptimet dhe pengesat e panevojshme kanë sfumuar ndjenjat në çift ditët e fundit. Sot do të përballeni me një moment ku dyshimet do të largohen dhe e vërteta rreth angazhimit të të dyve do të bëhet më e qartë. Është koha perfekte për të bërë gjeste romantike për të shprehur ndjenjat.
Luani-Në planin financiar do i keni të gjitha aftësitë për ta mbajtur situatën nën kontroll, por ndonjëherë do e lëshoni dorën dhe do shpenzoni më shumë. Për punën do jetë ditë disi më e mirë, sepse do të keni ndonjë rritje në detyrë.
Virgjëresha-Do të kaloni më shumë kohë jashtë me njerëz të tjerë sesa thjesht duke shijuar vetminë. Dilni jashtë dhe bëni diçka ndryshe, diçka që do i bëjë të tjerët të flasin për ju. Çdo gjë që ata do të thonë rreth jush nuk do të ketë asnjë vlerë.
Peshorja-Rezistoni ndaj tundimit dhe lëreni pas dore një punë që nuk është e pastër. Mund të shkaktoni viktima të pafajshme. Më mirë shikoni për diçka tjetër. Çdo gjë e bërë mirë përfshin edhe sakrificën brenda.
Akrepi-Sot yjet për ju kanë rezervuar dhuratën e “qartësisë”. Do kuptoni çfarë ju duhet në përditshmërinë tuaj. Dëgjoje zërin tënd të brendshëm.
Shigjetari-Gjatë kësaj jave duhet të shkëputeni nga çdo ngarkesë. Do të jeni të mbushur me konfuzion dhe nervozizëm si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit. Do të përballeni me disa vështirësi ekonomike, ndaj mbani nën kontroll shpenzimet.
Bricjapi-Do të arrini që të zbuloni të gjitha padrejtësitë që u janë bërë dhe do të merrni situatën në kontroll. Nuk duhet të jeni hakmarrës dhe tregohuni shumë të kujdesshëm. Beqarët kanë për të gjetur dashurinë e jetës.
Ujori-Mund të bëni miq të rinj. Besoni tek vetja siç keni bërë gjithmonë. Kjo do t’iu ndihmojë që të arrini çdo qëllim që keni.
Peshqit-Sektori financiar nuk do të ketë rreziqe, sepse jeni i kujdesshëm me paratë. Personat që janë në një lidhje mund të mos përjetoni ndjesitë e shumëpritura ose mund të mos merrni reagimin që do të donit nga një person për të cilin keni simpati./tvklan.al