Duket se pjesa më e afërt e Bardhit nuk është dakord për raportin e tij me Sarën.
Menaxheri i tij ka deklaruar se as nuk e ka ndërmend t’i bëjë follow në instagram asaj, për shkak të paqëndrueshmërisë që ka në marrëdhënie.
“Rrjetet sociale të Bardhit, karrierën e tij, passwordin, të gjitha i menaxhoj unë. Ata janë aty brenda, ju e shikoni se çfarë ndodh, çdo javë ajo kërkon ndarje”– u shpreh Jetmiri në Fan Club.
Nga ana tjetër Sara dhe Bardhi duket se kanë pësuar ‘krisje’ në raportin e tyre dhe janë drejt ndarjes.