“Vëllai i Madh” ka dhënë një tjetër sfidë të vështirë për një nga banorët e shtëpisë ditën e sotme, në kuadër të lojës që është duke u zhvillluar për konkurrentët sot, teksa detyra e tyre është që për cdo gjë që ndodh të mos reagojnë në asnjë mënyrë.
Kështu ka ndodhur për qenin e Ledjonës që hyri në shtëpi, për lajmet dhe video-t në LED, për zërin e Ledionit në sfond që nuk ju përgjigjën dhe për Julin që dëgjoi djalin t’i shprehte dashurinë.
Megjithatë sfida më e vështirë me shumë mundësi i është dhënë Ilnisës, vëllai i së cilës u bë pjesë e shtëpisë si banorët e tjerë dhe qëndroi në oborr, në zonën e palestrës, ndërkohë që gazetarja as nuk duhet të reagonte për të, sigurisht as mos edhe e takonte, njësoj po ashtu edhe banorët e tjerë.
E në fakt, Ilnisa ja ka dalë, duke u përpjekur të bëjë xhiro rreth pishinës, teksa përpiqej mos qante, me ndihmën e Meritonit, sigurisht nga malli i madh që kishte dhe nga dëshira për ta takuar.