Ori Nebijaj sulmon qeverinë përmes Albi Nakos: ‘Si me duartrokit bankomatin’

Ditën e djeshme, Ori Nebijaj bëri një postim ku sulmonte qeverinë.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi një frazë të banorit të “Big Brother VIP”, Albi Nako.

“Me duartrokit politikën se të jep rrugë e shkolla është si me duartrokit bankomatin se të jep lekët e tua”, duke cituar balerinin.