Ditën e djeshme, “Vëllai i madh” iu dha mundësi 3 të preferuarve të “Big Brother VIP” zgjidhnin dy banorë të cilin do të kishin mundësi të shihnin se si komentohen nga jashtë, së bashku me të gjithë banorët e tjerë.
Komenti për Ledjonën ishte ai që la me gojë hapur banorët. Në të shkruhej:
Nëse ka një person që e kalon Gracianon për nga poshtërsia je ti Lediona. – komenti për Ledionën
Ledjona e habitur nga komenti, pyet se çfarë poshtërsie ka bërë ajo brenda dhe kjo ka sjellë shumë reagime mes banorëve.
Komenti i radhës ishte për Heidin, i cili thotë:
Më shumë kimi ka pasur Ilnisa me Terrin sesa Romeo dhe Heidi – komenti për Heidin.