‘Vëllai i Madh’ u ka dhënë një avantazh banorëve të preferuar nga publiku gjatë ditës së sotme.
Ata kanë zgjedhur dy konkurrentë, të cilët do t’i vendosin përballë komenteve të publikut.
Juli ka zgjedhur Romeon e Ilnisën, Heidi zgjodhi veten e Rozën dhe Ledjona zgjodhi po ashtu veten e Albi Nakon.
Një nga pyetjet që iu parashtrua Romeo Veshajt kishte të bënte me një sfidë të realizuar javë më parë.
“Romeo prishi lojën me Julin për të hyrë në banjo se gjoja do falej…dhe e pamë sa u fal, turp, përdori Zotin për ca vota më shumë, se që kur iku Ervin Gonxhi as se kemi parë më të falet”, ka qenë një koment i publikut.
Moderatori u përgjigj:
“Unë nuk e prisha lojën me Julin gjoja do falesha, sepse unë u fala. Unë përdora Ervinin se nuk dija adetet, e kam thënë”.
Romeo e ka thënë edhe herë të tjera se iu bashkua Ervinit dhe Bardhit dhe se nuk dinte adetet.