Dashi-Ditën e sotme mund të ndiheni veçanërisht impulsivë, por përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mendoni përpara se të veproni. Mundohuni të përqendroheni në qëllimet tuaja dhe të punoni shumë për t’i arritur ato.
Demi-Prania e Marsit në qiellin tuaj do të krijojë një binom të pakapshëm sa i takon energjisë. Do të arrini që të ndiqni objektivat tuaj, duke i shoqëruar me vullnetin që ju karakterizon gjithmonë. Në dashuri, do të pranoni që të josheni nga persona tërheqës.
Binjakët-Ka gjasa që të shtini në dorë një sasi të madhe parash gjatë ditëve në vijim. Por gjasat janë të njëjta që të humbisni një shumë po aq të madhe, ndaj bëni kujdes me çështjet financiare.
Gaforrja-Mundohuni që të bisedoni me partnerin/en. Nuk keni folur prej një kohe të gjatë pasi keni qenë duke e marrë lehtë lidhjen. Është koha që sëbashku të shkoni në një vend dhe t’ia hapni zemrën njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë edhe lidhja do të bëhet më e fortë.
Luani-Gjatë kësaj dite do përjetoni një ndjenje pasigurie në jetën në çift. Nëse kjo lidhje nuk iu jep kënaqësinë që prisni është më mirë t’i jepni fund njëherë e përgjithmonë. Për financat do shqetësoheni sepse ato nuk do jenë në gjendje të mirë. Merrni sa me shpejt masa dhe kërkoni ndihmën e një miku.
Virgjëresha-Dyshimet që keni pasur për një çështje të caktuar do të zhduken si me magji 48 orët e fundit. Nëse i besoni instinkteve dhe i vendosni paratë aty ku mendoni se është vendi i duhur, do të shihni se rezultatet do të jenë tepër të mira.
Peshorja-Në ambientin e punës do të jeni shumë afër realizimit të një objektivi që i kishit vendos vetes. Në dashuri partneri do të vërë në dyshim sinqeritetin tuaj, duke pasur kështu një debat me të.
Akrepi-Mund të jeni veçanërisht emocional sot. Mundohuni të menaxhoni emocionet tuaja në mënyrë konstruktive dhe mos lejoni që ato t’ju kontrollojnë. Jini të sjellshëm me veten dhe përpiquni të kujdeseni për mirëqenien tuaj emocionale.
Shigjetari-Të nxitur nga Saturni, do të kërkoni me çdo kusht ta konsolidoni jetën tuaj. Mos i nënvlerësoni gjërat e vogla, pasi janë pikërisht ato që plotësojnë të tërën dhe i japin kujtim. Mbani nën kontroll arrogancën tuaj dhe jini më elastik në raportin në çift.
Bricjapi-Vetëbesimi juaj është i mrekullueshëm dhe mund të bëni kaq shumë. Megjithatë ekziston gjithashtu rreziku që mund ta tejkaloni masën dhe të shkelni në territorin e dikujt në pushtet. Bëni miq, jo armiq.
Ujori-Jeni aventurierë dhe në këtë mënyrë keni marrë riskun për një takim dashurie me një person që nuk e njihni. Do të rezultojë takim i sikletshëm. Një person tërheqës dhe i zgjuar do t’ju rrëmbejë së shpejti zemrën.
Peshqit-Dita e sotme për çiftet pritet të jetë shumë premtuese. Venusi do iu bëjë ta shijoni sa më shumë lidhjen tuaj. Situata financiare do jetë e mirë dhe ju do keni fat me shumicë. Përfitoni nga kjo për të hequr disa para mënjanë./tvklan.al