Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli po shijojnë një romancë bashkë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Dyshja kalojnë mjaft momente të bukura bashkë, flenë dhe zgjohen bashkë të përqafuar, ku nuk ngurojnë as të shkëmbejnë puthje në buzë.
Mirëpo duket se familjarët e dyshes janë kundër lidhjes së tyre, të paktën këtë po tregojnë me veprimet e tyre.
Në Instagram-in e Meritonit shihet se asnjë foto e tij krah Ilnisës nuk është publikuar, madje as nga ‘dasma' e tyre. Madje, ata as nuk e ndjekin llogarinë e Ilnisës.
E njëjta gjë është duke ndodhur edhe në Instagram-in e Ilnisës, ku mungojnë fotot me Meritonin dhe emri i tij në listën e ndjekësve.
Kujtojmë se vëllai i Meritonit pas një surprize që ia bëri në “Big Brother VIP”, refuzoi të takonte Ilnisën, duke shtuar se raportin e tyre e sheh në kuadër të lojës dhe asgjë më shumë.