Në shtëpinë e BBV3, mbrëmjen e sotme po lexohen disa pyetje anonime të banorëve, nga ku mes tyre ishte një për Bardhin.
Bardhit i bëhet një pyetje mjaft ofenduese e cila thotë se a e kupton se sa trap po del me Sarën dhe kur do të vendosë të flasë.
Ka qenë Roza ajo e cila ka lexuar pyetjen duke i thënë Bardhit se nuk dëshiron fare t’ja bëjë pasi ai është një djalë flori.
Roza: Bardhi e kupton sa trap po del me Sarën kur do flasësh?
Bardhi: Po flas në çdo situatë që më ka takuar, në disa që s’më ka takuar dhe i kam cekur, edhe në prime dhe gjatë ditëve tjera.
Sara ndërhyn direkt për t’i shpjeguar Bardhit pyetjen, ndërsa Roza i thotë që të mos ndërhyjë në përgjigjen e tij.
Sara: Po del si trap që s’përfshihesh zemër.
Roza: Lëre të flasë.
Bardhi: Është e vetmja pyetje që përmbajti ofendim personal, edhe dua ta di kush e ka bërë, por nuk ka rëndësi për momentin. Jam përfshirë në shumë situata, përveç asaj me Meritonin që e kam mik dhe Sarën të dashur, nuk e pashë të arsyeshme të përfshihesha. Nëse ka nevojë për të reaguar në një situatë me Sarën reagoj njëjtë, nuk ka nevojë të quhem trap.