Luiz Ejlli është një personazh mjaft i dashur për publikun, por mesa duket ai nuk ka shkëputur ende lidhjet me problemet ligjore.
Prej datës 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Prokuroria e Fierit, më datë 26 shkurt do të japë dënimin përfundimtar të tij në orën 12:45. Ky dëgjim pritet të vendosë fatin e tij në lidhje me akuzën: falsifikimin e dokumenteve në bashkëpunim.
Sipas “IconStyle” drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A. si të pajustifikuara me burime të ligjshme.
Data për paraqitjen e tij para gjykatës ishte caktuar për datën 12 shkurt, por për shkak të arsyeve të ndryshme, ajo u shty deri më 26 shkurt. Luiz Ejlli për këtë veprë penale, e cila në bazë të kodit të procedurës penale mund të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vite.