Vëllai i Ilnisës, Kevi Agolli ka qenë i ftuar në një intervistë ku ka folur për motrën e tij dhe mënyrën si e sheh atë brenda BBV.
I vënë përballë disa komenteve të njerëzve, se çfarë mendon kur ndjekësit e “BBV” shprehen se si e mbron vëllai motrën kur po puthet para gjithë kamerave, Kevi u shpreh: “Do të më bëhej kjo pyetje nëse do kisha vëllain aty brenda?”.
Pra sipas tij, njetëzit janë shumë paragjykues për faktin që Ilnisa është femër dhe e kundërta do të kishte ndodhur nëse do kishte qenë mashkull.
I pyetur gjithashtu për ceremoninë e dasmës në shtëpinë e “BBV”, ai tha se një dasmë të Ilnisës e ka kaluar më herët.
Më tej ai tregoi se ndryshe nga vëllai i Meritonit, nëse do të hynte në shtëpi do e takonte këtë të fundit për çështje qytetarie dhe kulture, duke dënuar në këtë formë veprimin e Rinorit.
“Çështje kulture, qytetarie dhe respekti, se në fund të ditës Meritoni është personi që i ka qëndruar më pranë”, u shpreh ai.