Në një kthesë të papritur të ngjarjeve, aktori dhe këngëtari i njohur shqiptar Olsi Bylyku, ka zgjedhur të festojë Ditën e Shën Valentinin larg nga zhurma dhe vëmendja e medias, në destinacionin ekzotik të Zanzibarit.
Ky veprim vjen pas ndarjes së tij nga ish-partnerja, Egli, dhe thashethemeve të fundit që e lidhin atë me një gazetare të re në skenën mediatike.
Në një nga postimet e tij të fundit në Instagram, Olsi shihet duke mbajtur një buqetë lulesh, të cilat duket se ia dhuron dikujt, duke lënë hapësirë për spekulime rreth asaj se me kë po e feston ai këtë ditë të veçantë.