Eliminimi i papritur i Olsi Bylykut nga “Big Brother VIP” vetëm pak ditë pasi i ishte bashkuar shtëpisë, habiti si publikun ashtu edhe vetë aktorin.
Në momentin kur Ledioni ka përmendur emrin e tij si të eliminuarin e rradhës, Olsi u pa mjaft i habitur dhe njëkohësisht i zhgënjyer, pamje të cilat u bënë menjëherë virale.
Zhgënjimin e tij ndaj produksionit të BBV, Olsi nuk e tregoi vetëm nëpërmjet mimikës. Menjëherë pasi aktori doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram drejtuesit e “Top Channel” dhe faqen zyrtare të “Big Brother VIP”.
Gjithashtu ai fshiu edhe të gjitha fotot ku shihej në ambientet e shtëpisë së reality show-t. Madje, aktori nuk u shfaq as në “Fan Club” si edhe nuk u paraqitur kurrë në studion e “Big Brother” pas eliminimit.
Për reagimin e tij të parë, publiku u desh të priste disa ditë, i cili erdhi nëpërmjet një postimi në Instagram. Një nga netët e spektaklit, Ledioni vendosi ta mbyllë me shprehjen, “Kolonjar festen mënjanë, Pilon gjetën, Pilon vranë”, ndërsa Olsi vendosi që në përshkrimin e fotos të shkruajë, “Pilo është konfidencial”.
Me këtë shprehje, Olsi e vuri veten në vend të ‘Pilos’ (që produksioni atë gjeti e atë ‘vrau’), duke lënë të kuptojmë se ai qëndroi konfidencial dhe vendosi që gjërat e tij t’i mbante sekret, nisur nga romanca e tij e re me gazetaren, ndryshe nga ç’priste produksioni.
Ndërsa sot, ai ka ardhur me një mesazh për publikun në llogarinë e tij të Instagram-it. Ai ka postuar një foto të tij dhe ka fokusuar bluzën e veshur ku shkruhet:
“Kushton 0.00 dollarë për të qenë një njeri i mirë”, duke ironizuar kështu sërish BBV, ose të paktën kështu është marrë mesazhi i tij, duke ditur se si gjërat mes tij dhe spektaklit të njohur përfunduan.