Të gjithë kemi menduar se këngëtari Butrint Imeri nuk ka qenë në një lidhje, kjo pasi nuk është shfaqur në publik krah një vajze apo të publikojë momente në rrjetet sociale.
Prej tij kanë munguar edhe urimet apo deklaratat publike, duke na shtyrë të mendojmë se ai është ‘single’, por jo, e paskemi patur gabim!
Këngëtari ka publikuar ditën e djeshme një shkrim në InstaStory, ku thotë: “Happy Valentine’s Day Baby”.
Epo kuriozë jemi të dimë se kush është vajza fatlume që ia ka ‘rrëmbyer’ zemrën këngëtarit.