Dje, Arbana Osmani publikoi një foto në Instastory, me sfond të zi, ku shkruante thjesht: “E di, e di”, shoqëruar me një emoji të buzëqeshur.
Sigurisht, postimi nuk mund të jetë pa kontekst, ndaj mendojmë se mund të ketë lidhje me një fjali që tha Ledioni gjatë prezantimit të spektaklit të djeshëm.
Ledioni i tha Romeos se miku i tij, Elvisi, i cili u eliminua nga shtëpia, do të drejtonte emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Programi drejtohet nga binjakët Veshaj.
“Do të të them një informacion nga jashtë. E di që Vëllai i Madh do të më tërheqë veshin, por fundja unë edhe mund të mos e bëj më këtë program, ku i dihet”, tha Ledioni.
Sigurisht, postimi mund të mos ketë lidhje me deklaratën e Ledionit, por duam ta besojmë se na pëlqejnë dramat!