Në një shfaqje të ëmbël dashurie dhe romantizmi, Arlindi ka surprizuar partneren e tij, Ueda, me një gjest të veçantë për ditën e Shën Valentinit.
Ai i dhuroi asaj një tufë me trendafila të kuq, simbol i dashurisë së thellë dhe të përjetshme, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë për të dy.
Ueda, e emocionuar nga ky akt dashurie, ndau këtë moment të ëmbël me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke postuar një fotografi të saj duke mbajtur tufën e trendafilave të kuq.
Ajo shprehu ndjenjat e saj për Arlindin, përmes një mesazhi zemre që shoqëronte imazhin “I Love you”, duke zbuluar edhe njëherë lidhjen e fortë dhe të veçantë që ka ndërtuar me Arlindin.
Kujtojmë se disa ditë më parë, dyshka konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë.