Pas një ditë me plot organizime në kryeqytet për festën e Shën Valentinit, nuk kishte si të mbyllej më bukur se sa me premierën e një komedie romantike.
Sot po mbahet premiera e filmit të Ermal Mamaqit “Dy gisht mjaltë 2”, ku interpreton edhe si aktor protagonist krah Elvana Gjatës.
Premiera po mbahet në “Pallatin e Kongreseve”, ku nuk kanë munguar as personazhet e showbizit, ndër to edhe Efi Dhedhes.
Efi që nga dalja e saj e parë në ekran, në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, është krahasuar vazhdimisht me këngëtaren Elvana Gjata për pamjen e saj.
Pas kaq kohësh që i krahasojnë me njëra-tjetrën, për herë të parë vjen një foto e dyshes, të cilën e ka shpërndarë vet Efi, ndërsa shkruan: “Më në fund“