Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në puntatën e së dielës që lamë pas, në “Mos i bjer me Top” nga Ronaldo Sharka.
Në një rubrikë të intervistës që ishte përgatitur për ish opinionisten e BBV, asaj iu kërkua të jepte një koment për personazhet që do t’i viheshin përballë nëpërmjet fotove.
Ndër këto foto ishte edhe ajo e Efit, për të cilën Zhaklina e injoroi duke thënë se nuk e mban mend.
Mirëpo as Efi nuk ia ka lënë mangët!
Ajo ka hedhur sot një story ku ka bashkëbiseduar me fansat, duke i lejuar ata të bëjnë pyetjet që duan. Një fans i saj shkruan:
“Mos iu bëj njerëzve kaq shumë obsesion se janë ca që bien e zgjohen me emrin tënd”
Nëpërmjet një videoje që duket si thumb ndaj Zhaklinës, por nuk përmendet emri i saj ajo përgjigjet:
“Ky është problem se zakonisht mund të bëhen obsesion, por edhe në mënyrë të keqe. Duke të sharë përshembull, duke folur keq për ty.”