Ditën e sotme, ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, banorit të “Big Brother VIP”, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.
Shkak për revoltimin e saj janë bërë disa portale të cilët kanë publikuar foto të djalit të tyre të mitur.
Për këtë, ajo shkruan: “Për të gjitha portalet, gazetat, dhe TV shows. Gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë!
Dje pashë prap një tjetër foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi I fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç.
Ai nuk ekziston në jetën e tij. Vetëm mua me perket kujdestaria, e drejta dhe vendimet për Loarin.
Fytyra duhet të fshihet/ censurohet, përndryshe do të marr masa ligjore!
Është diçka për t’u marrë parasysh. Se bëhet fjalë për një fëmijë të mitur dhe nuk duhet të abuzohet me fytyrën e tij për raportime të tilla degraduese.
Nuk është as moralisht as ligjërisht e justifikueshme dhe ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe eshte absurde me perdor per show !!!!!!!………”