Në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme u realizua loja e sekreteve, ku banorët rrëfyen sekretet e tyre personale.
Shumica treguan detaje lidhur shkollimit, provimeve të djegura, si edhe falsifikimit të dëftesave apo gënjeshtrave. Disa nga vajzat, përmendur këtu, Ilnisën, Rozën, Heidin, dhe Dean, treguan se kanë pasur situata në shkollë që i kanë detyruar të bëjnë gënjeshtra të vogla.
Ndërsa Romeo tregoi se ka hasur vështirësi kur erdhi në Tiranë:
“Në moshën 16-vjeçare, unë kam jetuar 1 vit në korridor. Kanë qenë kushtet shumë të vështira kur kam ardhur nga Vlora në Tiranë. Një periudhë kohe kam qenë vetëm, pa Donaldin. Te zona e “Selvisë” këtu në Tiranë, ishin disa hotele 10 mijë lekë nata. Unë kisha vetëm 20 mijë lekë në xhep për të shtyrë gjithë javën. Dhe unë bëja të njejtën skemë me çdo hotel. Jepja kartën e identitetit ditën e hënë dhe u thoja që lekët do t’i paguaj në fund të javës. Kur vinte fundi i javës unë hidhesha nga dritarja dhe me 10 mijë lekë të tjera nxirrja një kartë tjetër identiteti dhe vazhdoja tek një hotel tjetër. Erdhi momenti që sigurova lekët dhe gjetëm shtëpinë e parë që morëm me qira. Ishte një korridor me dy krevate portativë”, tregoi ai.
Një rrëfim që i habiti të gjithë, sidomos Sarën, ishte ai i Bardhit, i cili tregoi se ka lënë një lidhje pezull jashtë shtëpisë së “Big Brother”.
“Unë kam lënë një lidhje pezull jashtë. Kam pasur një vajzë që e kam njohur 3 javë para se të futesha këtu, isha në kontakt dhe e kam takuar dy herë dhe kishim pëlqim, por jo lidhje. E kemi lënë pezull. Unë tani e kam gjetur këtu lidhjen time dhe dua t’i kërkoj falje asaj vajzës atje që e dua fort”, tha ai.
Gjithashtu pati edhe rrëfime prekëse, sic ishte ai i Sarës.
Ajo tregoi se rreth një viti më parë ka humbur një fëmijë, dhe këtë e e ka ditur vetëm ish-i dhe mamaja e saj.
“Unë doja shumë të bëhesha nënë dhe para rreth një viti humba një fëmijë. Procesi ka qenë i gjatë dhe shumë i dhimbshëm. Kur e kam humbur fëmijën atëherë ka qenë pika që u bëra kjo Sara e ashpër”, u shpreh ajo.
Disa sekrete të tjera që u rrëfyen nga banorët ishin:
Rikja pranoi se ka piranja në shtëpi në një akuarium, megjithëse nuk u kuptua qartë nëse e kishte seriozisht apo jo. Egla pranoi se ka shkuar pa dokumenta si emigrante në Gjermani. Ledjona rrëfeu se ka pasur probleme me shëndetin e syve për shkak të punës së dorës që bënte me krijime bizhuterish që të paguante shkollën.