Rike Roçi është një nga banoret më seksi të “Big Brother Vip Albania 3”.
Në një bashkëbisedim me vajzat, ajo zbuloi se një futbollist i Francës e kishte ngacmuar, por që kjo e kishte refuzuar.
“Më ndalon një tip zeshkan, si tip algjeriani ose marokeni dhe më kap nga krahu dhe thotë: Ej my wife( ej gruaja ime)! E shoh unë dhe them ej ma largoni erdhën truprojat dhe thonë lerë gocën se është për qejfin e vet. Nejse pas një jave mbaroj pushimet unë, ndez televizorin dhe shitja më e re e Lionit që ikën dhe luan tek Monako ishte ky djali. Në atë vit loz me Francën dhe bëhet kampion bote. Dhe unë thash, Rike ti je një budallaqe”, deklaroi ajo.