Kjo javë do të jetë e mbushur me aksion, i gjithi i përqendruar rreth lirisë dhe marrëdhënieve. Marsi do të shkojë në Ujor të martën dhe do të qëndrojë deri më 22 mars.
Kjo lëvizje do të zgjojë pasionin dhe do të fokusohet te miqësia dhe komuniteti. Një ngjarje tjetër e rëndësishme përfshin Plutonin dhe Marsin, të cilët bëhen bashkë në ditën e Shën Valentinit, për të vendosur kufij të qartë në marrëdhëniet e tua.
Të premten, Afërdita shkon në Ujor dhe i bën paksa të paqarta barrierat mes miqësisë dhe dashurisë. Pra, gjatë kësaj fundjave, mund të përziesh dashurinë me miqësinë.
Dashi
Këtë javë do të lidhesh më miqtë e tu dhe komunitetin. Afërdita në Ujor të frymëzon të kombinosh romancën dhe miqësinë, sidomos të dielën. Këtë javë nis edhe sezoni i Peshqve që të motivon të bësh një pushim, të heqësh dorë nga gjërat që të lëndojnë dhe të bësh atë që do.
Demi
Lidhjet kanë nevojë edhe për përgjegjësi, Dem! Marsi në Ujor të ndihmon të tërheqësh pranë vetes njerëzit që e kanë suksesin kryefjalën e jetës së tyre. Karriera jote do të jetë e ndriçuar, dashuria gjithashtu. Do të bësh një bisedë të dobishme me një koleg që do të luajë një rol të rëndësishëm në rrugëtimin tënd profesional.
Binjakët
Kjo javë sjell dyzime dhe dilema, por ti do ia dalësh t’i zgjidhësh problemet dhe të mos biesh pre e “overthinking”. Marrëdhëniet miqësore dhe romantike do të forcohen, ndërsa ti përjeton përvoja dhe ndjesi të reja, sidomos pas hyrjes së Afërditës në Ujor.
Gaforrja
Intimiteti kërkon punë dhe përpjekje. Marsi do të hyjë në Ujor, duke notuar thellë në ndjesitë e tua, si dhe duke të të ndihmuar të mësosh të vërtetat. Më pas, Afërdita do të shkojë sërish në Ujor dhe do të të dhurojë ndjesinë e sigurisë dhe mbështetjes për të cilat ti ke kaq shumë nevojë.
Luani
Gjej të mesmen e artë që të triumfosh. Marsi në Ujor të ndihmon të bësh negociatat e tua në shumë aspekte. Ti e di që të kundërtat tërhiqen dhe ka një kimi te situatat që duket se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Përfito nga ky moment i rëndësishëm, sidomos me nisjen e sezonit të Peshqve, që sjell më shumë erotizëm dhe besim.
Virgjëresha
Qëndro në rrugën e duhur, pasi Marsi të inkurajon që të marrësh rezultatet që ke dëshiruar, duke monitoruar zakonet e tua, qofshin ato pozitive apo negative. Afërdita në Ujor të rikujton se detajet e vogla janë ato që e fuqizojnë një marrëdhënie dhe krijojnë më shumë intimitet dhe ndjeshmëri.
Peshorja
Mos dysho në vlerat e tua, Peshore! Marsi në Ujor të ndihmon të ndërtosh një marrëdhënie më të mirë dhe të bukur me veten, duke të të frymëzuar që të kesh më shumë siguri në hapat që bën. Gjatë kësaj jave do të shkëlqesh, sidomos në aspektin e romancës. Mirëqenia do të jetë prioritetit yt, veçanërisht me hyrjen e sezonit të Peshqve.
Akrepi
Të ka marrë malli për shtëpinë, Akrep? Marsi do të jetë shumë rehat tek Ujori gjatë së martës dhe të frymëzon që të kultivosh edhe më shumë ndjesinë, ngrohtësinë dhe komoditetin që të jep shtëpia. Këtë javë do të tërheqësh drejt teje njerëz që e çmojnë sinqeritetin dhe fuqinë tënde.
Shigjetari
Ji sa më transparent/e, i/e qartë dhe i/e sjellshëm/me, Shigjetar! Do të thuash të vërtetat e tua, pa lënë pas empatinë dhe qartësinë që të karakterizon. Njerëzit që duan të rrëfehen, do të gjejnë tek ti një hapësirë të sigurt dhe një energji që i bën të shprehen dhe të komunikojnë, pa u ndjerë të gjykuar.
Bricjapi
Vendosi në zbatim leksionet që merr. Këtë javë do ta kesh shumë të fortë dëshirën për të jetuar sipas vlerave të tua. Afërdita në Ujor sfidon paksa marrëdhëniet e tua, por gjithsesi, nëse dashuria është e palëkundur, do ia dalësh pa problem. Sezoni i Peshqve të motivon të ndjekësh shpirtin tënd kurioz dhe aventurier. Pra, rezervoje hotelin ku do të shkosh, bëj një udhëtim të ri dhe argëtohu!
Ujori
Marsi në shenjën tënde të bekon me pasion, fuqi dhe aftësi për t’i realizuar ëndrrat e tua. Aspekti i romancës do të jetë më i fortë se kurrë dhe ti do të kesh shansin ta bësh marrëdhënien tënde më solide. Kjo është një javë e artë për shenjën tënde, ndaj mos i humb rastet të bësh më të mirën.
Peshqit
Ta kemi thënë dhe do ta themi sërish! Hiq dorë nga e shkuara, për hir të së tashmes dhe së ardhmes. Marsi në Ujor të jesh një shenjë më guximtare, që ndërmerr hapa dhe vendime të mëdha. Kjo javë sjell sezonin e ri në shenjën tënde, që do të thotë se një kapitull totalisht i ri do të nisë në jetën e Peshqve.