Keni një mik “sekret'
Ose le të themi më mirë një mik të fshehtë, sepse termi sekret e bënë çështjen më delikate…Nëse keni një person që kaloni një kohë të konsiderueshme dhe partneri/ja nuk ka asnjë info për të, atëherë kemi pak probleme këtu…Mos ka diçka më shumë në këtë marrdhënie?
Flirtoni
Kjo mund të ndodhë sigurisht në mënyrë edhe të pavetëdijshme por mbetet një rast i mirfilltë i tradhëtisë psikologjike.
Keni një marrdhënie virtuale me dikë tjetër
Nëse keni një raport qoftë edhe virtual me dikë nuk mund ta kosideroni si diçka pa rëndësi…Kujdes!
Gënjen për financat
Cila mund të jetë asyeja e të gënjyerit për paratë në një lidhje? Edhe kjo është një formë tradhtie e butë.
Ankohesh për të diku tjetër
Përgjithësish femrat kanë tendencën për të biseduar me njëra- tjetrën për partnerin e tyre. Shpesh ato ndajnë në mikeshat mendime rreth partnerit të cilat nuk ja kanë treguar akoma as atij vetë.
Përjeton fantazi seksuale me njerëz të tjerë
Megjithëse fantazi, fantazitë seksuale erotike me partnerë të tjerë janë një formë tradhëtie. Do të guxonit t’ja thonit atij se çfarë po fantazonit?