Mbrëmjen e djeshme ka qenë “Post Big Brother VIP Kosova” ku u fol për disa nga dinamikat e krijuara në këtë program mes banorëve.
Mirëpo një moment i Shqipe Hysenajt është bërë menjëherë viral në rrjet.
Teksa po shprehej e lumtur për mbështetjen e njerëzve, Shqipja ka ironizuar programin duke thënë se arsyeja e shikueshmërisë së lartë këtë vit ka qenë ajo faktori kryesor.
“Jam e lumtur që në fund fare njerëzit më kanë dashur aq shumë, dhe iu kam dhënë edhe banorëve brenda shumë vëmendje”, tha Shqipja. Ndërsa më pas e pyetur nga prezantuesja se kujt specifikisht i ka dhënë vëmendje, ajo tha: “Të gjithëve. Komplet emisionit. Komplet “Big Brother-it”.
Nga ana tjetër kamera ka fokusuar edhe Lumbardhin i cili shihet teksa bën një buzëqeshje ironike.