Plan për atentat nga Serbia për të vrarë Albin Kurtin! Kështu raportojnë mediat në Kosovë, duke ju referuar burimeve nga institucione të sigurisë në Kosovë, që bëjnë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.
Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, ndërsa paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.
Siç raporton RTK-së, vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.
“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi.
Institucionet e sigurisë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e Kurtit.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës tërthortazi i ka konfirmuar kërcënimet.
Kurti ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij.
“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”,– është shprehur Kurti.
Burimi: /Shqiptarja.com