Në një diskutim me Gazin, Sara ka habitur jo pak publikun me fjalët që tha për Bardhin.
Si fillim ajo u shpreh se në ditët e para të hyrjes në BBV, Bardhi ka qenë pasiv, diçka që u hodh poshtë nga Gazi.
Mirëpo Sara nuk e la me kaq, duke u shprehur më pas se emri i Bardhit është dëgjuar prej saj.
“Këtë nuk e dimë as unë dhe as ti, dhe ti nuk mund të mbash përgjegjësi për diçka të tillë. Unë mendoj që nderin më të madh në ‘BBV3’ ja kam bërë unë Bardhit. Bardhi ka qenë shumë pasiv dhe emri i tij është përmendur pas lidhjes me mua. Emrin e tij s’e kisha dëgjuar ndonjëherë kaq shumë sa banorëve të tjerë”, ka thënë Sara.
Të shohim se cili do të jetë reagimi i Bardhit nëse këto pamje transmetohen sot në mbrëmje gjatë prime-t.