Një debat i ashpër është zhvilluar mes gazetares Ilnisa Agolli dhe moderatores Erjola Doçi, ku si shkak është bërë vendi i gatimit.
Fillimisht ishte Ilnisa që i shty tiganin e gatimit Erjolës, duke rrezikuar një djegie të saj. Ky veprim nuk u prit mirë nga moderatorja, e cila i tha gazetares se ishte skizofrene.
Më pas ishte Ilnisa që tha se moderatorja ishte mashtruesja më e madhe e shtëpisë, ndërsa Erjola iu drejtua me fjalët “Të më kishte rënë vaji mua, e shihje ti si fluturoje”.
Situata u acarua edhe më shumë teksa Ilnisa i tha Erjolës kështu të kanë edukuar prindërit, duke e prekur Erjolën në pikën e saj të dobët, pasi është rritur pa babain e saj, i cili ka ndërruar jetë kur moderatorja ishte ende e vogël.