Në një video të publikuar në rrjete sociale shfaqet artisti shqiptar Ardian Bujupi.
Duket se artisti ka bërë një gabim teksa intervistohet, duke u kthyer kështu në një të “kryqëzuar” nga ndjekësit.
I pyetur se nga vinte, Ardiani ka thënë “Gjermania” në vend të “Shqipërisë”, ndaj për këtë arsye fansat shpërthyen kundër tij.
Menjëherë ai ka fshirë videon dhe mesa duket e ka kuptuar gabimin.
Kujtojmë se Ardiani është lindur në Prishtinë të Kosovës në 28 prill 1991, e më pas ka emigruar në moshë të vogël në Gjermani duke kaluar jetën dhe fillimin e karrierës së tij. Bujupi ka qenë aktiv dhe në tregun Shqiptar e Gjerman dhe njihet për këngët e tij “Andiamo” dhe “Na jena njo”.