Upss! Pas hyrjes së ish-it të saj, ja çfarë vuri re Meritoni te Sara—i shprehet Bardhit

Përpos publikut, të cilët e vunë re reagimin e Sarës pasi ish-i i saj iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP”, ky moment duket se nuk i ka shpëtuar as Meritonit.

Këtij të fundit nuk i ka pëlqyer reagimi i Sarës, duke këshilluar më pas edhe Bardhin.

Meritoni: Do kritikoj pak Sarën për mënyrën si reagoi. Pak rëndësi ka nëse të ka treguar, por reagimi nuk më pëlqeu. A e di për muhabetin?

Bardhi: E di, e di.

Diskutimit të tyre iu bashkua më pas edhe Sara, e cila kërkon të dijë se çfarë po i thotë Meritoni-Bardhit.

Sara: Dua ta dëgjoj çfarë po i thua Bardhit.

Meriton: Unë çfarë flas me shokun tim ti e dëgjon kur duhet ta dëgjosh.

Sara: Thjesht jam bërë me hije nga këto muhabetet që bëhen nëpër cepe.

https://www.instagram.com/reel/C3BryJaoXYR/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b6ae6d35-2657-4a56-a798-70079f34f310