Sara dhe Ledri së fundmi kanë qenë një prej çifteve më të komentuar të showbizit shqiptar, kjo për shkak të ‘krisjes’ që supozohet të ketë ndodhur në marrëdhënien e tyre.
Së fundmi, pa praninë e Ledrit, Sara ka marrë pjesë në festën që Olta Gixhari ka bërë për zbulimin e gjinisë së bebushit të saj.
Olta është në pritje të një djali dhe nëpërmjet një fotografie të dyshes Olta-Sara, kjo e fundit shkruan: Mama çunash ti nuk kapem me ty unë.
Sakaq Olta ja kthen: “Do të pres sa ta bësh dhe ti djalin!”
Mos padashje Olta tregoi se Ledri dhe Sara janë bashkë?! Mbetet ta shohim…