Kiara Tito ka krijuar së fundmi një pyetësor në rrjetin social, Instagram.
Të shumta kanë qenë pyetjet që Kiara ka marrë, ku pjesa më e madhe lidhen me Luizin.
“Gjëja që të pëlqen më shumë te Luizi që e ke mësuar pas bigut?”, e pyeti dikush.
“E kam mësuar që në Big por nuk e dija që do e kishte kaq shumë të theksuar dhe jashtë shtëpie. Qetësia dhe durimi, dhe kur unë jam me ‘hormonet e shtatëzanisë’. Po si mo Luiz nuk u bëre njëher me nerva?”- shkruan Kiara.
Më tej Kiara tregoi edhe dhuratën më të bukur të marrë nga Luizi dhe kjo foto e shpjegon më së miri se për çfarë bëhet fjalë.