Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Fier. Një 26-vjeçar ka dhunuar nënën dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me forcë me motrën e tij të mitur.
Ngjarja është njoftuar nga policia, ndërsa i riu me iniciale J. H., është arrestuar në flagrancë.
Hetimet për rastin kanë nisur, ndërsa policia nuk ka bërë publike më shumë detaje nga ngjarja e rëndë. 26-vjeçari J.H., do të përballet me akuzën për veprat penale: Dhunë në familje dhe tentativë për marrëdhënie seksuale me dhunë
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeçe.